LAJMI I FUNDIT:

Mustafa për projektin “Borea”: Do të mburremi për bukuritë natyrore që posedon Peja

Mustafa për projektin “Borea”: Do të mburremi për bukuritë natyrore që posedon Peja

Sot është mbajtur konferenca e investitorëve për projektin “Borea” në Pejë.

Në të ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.


Dhe nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka thënë se “Borea” është një projekt i cili mund të jap impulse të mëdha të zhvillimit ekonomik të Pejës dhe të Kosovës.

“Sot mora pjesë në Konferencën e Investitorëve për Projektin “Borea” të organizuar nga Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Borea është një projekt i cili mund të jap impulse të mëdha të zhvillimit ekonomik të Pejës dhe të Kosovës. Ne do të mburremi nesër për bukuritë natyrore që posedon Peja dhe Kosova dhe për ofertën turistike që do ta kenë të gjithë ata që do t’i shfrytëzojnë këto bukuri natyrore”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/