LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Po japim maksimumin që KOSTT të operojë në tërë territorin

Mustafa: Po japim maksimumin që KOSTT të operojë në tërë territorin
-->

Qeveria e Kosovës, do të jap maksimumin në mënyrë që të arrijë, që KOSTT të operojë në tërë territorin e Kosovës.

Mustafa tha se KOSTT, është një kompani publike e cila është shumë e organizuar dhe e cila po operon në mënyrë shumë të suksesshme. Ndërsa sa i përket autostradës energjetike me Shqipërinë , Mustafa thotë se kjo po mbetet peng i marrëveshjes me Serbinë.

“Bashkërisht me Shqipërinë dhe me kyçjen e MZHE-së, është arritur një projekt tejet i rëndësishëm i transmisionit të energjisë elektrike prej 400 KW, i cili tani po mbetet peng i marrëveshjes që ne e kemi pasur me Serbinë, për anëtarësimin e KOSTT, në organizatën evropiane të transmisionit të energjisë. Dhe ne do të bëjmë maksimalen që të arrijmë që kjo marrëveshje të implementohet. Që KOSTT të operojë me tregun krahas fushave tjera që po i zhvillon në Kosovë dhe në të arrijmë të ushtrojmë sovranitetin e plotë në terë territorin e republikës së Kosovës në pikëpamje të energjisë elektrike”, tha Mustafa.

Por jo vetëm për marrëveshjet për energjinë. Mustafa thotë se ka ngecje në implementimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë, pasi që ato nuk po implementohen.

“Ka ngecje në implementim dhe me problemin e ngecjes ne po ballafaqohemi që nga fillimi i dialogut. Sepse problemi qëndron, sepse marrëveshjen po arrihet. Mirëpo po duhet të punohen më gjatë se sa në arritjen e marrëveshjeve në arritjen e marrëveshjes se si të implementohen. Ne kemi bërë vërejtje se nuk mund të merremi gjithmonë me këto, të zhvillojmë dialog të pandërprerë dhe të pafund lidhur me mënyrën e implementimit”, tha kryeministri Mustafa.

E kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Mustafë Hasani, nuk kurseu fjalët e mira, për ndërmarrjen të cilën ai udhëheq. Hasani tha se KOSTT, është ndër ndërmarrjet më të mirat në Kosovë.

“ Ne e njoftuam për të arriturat e KOSTT-it për zhvillimin e kapaciteteve, për planifikimin zhvillimin dhe mirëmbajtjen. Për një ndërmarrje që mund të them me plotë të drejtë, një nga më të mirat në Kosovë. Ne po punojmë edhe për investimet në vazhdim”, tha Hasani.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se ndërmarrja publike KOSTT, ka një rol shumë domethënës dhe të pazëvendësueshëm, në kuptimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit që i jep sistemit elektroenergjetik të vendit tonë.