LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rritja ekonomike për vitin e kaluar 4 për qind, sivjet edhe më shumë

Mustafa: Rritja ekonomike për vitin e kaluar 4 për qind, sivjet edhe më shumë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në vitin e parë të qeverisjes së tij ka arritur normë reale të rritjes së ekonomisë prej 4 për qind.

Kryeministri ka thënë se edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësohet si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4 për qind në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte.


Postimi i mustafës në Facebook:

“Në vitin e parë të qeverisjes arritëm të shënojmë normë reale të rritjes së ekonomisë prej 4%. Këto të dhëna janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por e rëndësishme është se kemi tejkaluar mesataren e shumë viteve që sillej rreth 3%.

Edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësojmë si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4% në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte. Kur rritja ekonomike shkaktohet nga investimet private, sigurohet qëndrueshmëri në rritje edhe për vitet e ardhshme.

Të dhënat aktuale, tregojnë se viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015. Rrjedhimisht është e arsyeshme të presim që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë më e lartë. Këtë vlerësim e shohim nga bizneset që i vizitojmë çdo ditë, e shohim nga ekspertët vendor dhe nga organizata ndërkombëtare” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

rritja