LAJMI I FUNDIT:

Mustafa s’e do Kocin ministër

Mustafa s’e do Kocin ministër

Ndryshimet në Qeveri kanë mbetur peng i përcaktimit të kryeministrit Isa Mustafa, që të mos e bëjë ministër Gani Kocin, kanë thënë burime të Kohës Ditore. Kjo, pavarësisht se PDK-ja i qëndron pas vendimit të saj përkitazi me anëtarët e rinj të Ekzekutivit.

Muajin e shkuar partnerët e koalicionit i kanë vënë në agjendë ndryshimet, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president.


Para se të ngjitej në majë të pushtetit, Thaçi ka lënë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme. Kryesia e PDK-së ka vendosur që Hajredin Kuçi ta lërë Ministrinë e Drejtësisë për t’u bërë zëvendëskryeministër i parë dhe në vend të tij në Ministri të vihet Gani Koci.

Në anën tjetër, në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme PDK-ja është përcaktuar që ta qesë Enver Hoxhajn, i cili gjatë gjithë mandatit të shkuar e ka drejtuar po këtë ministri.

Sipas një burimi të gazetës, kryeministri ka qenë dakord vetëm për dy nga tri propozimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori