LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Të pagjeturit, plaga më e madhe e Kosovës së lirë

Mustafa: Të pagjeturit, plaga më e madhe e Kosovës së lirë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, i ka përkujtuar dhe ka shprehur dhembjen për të pagjeturit në Kosovë.

Mustafa, ka theksuar se të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës.


Duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar pareshtur në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kryeministri Mustafa, ka theksuar mbështetje të gjithanshme edhe për familjarët e të pagjeturve.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë Mustafa.

Më tej, kryeministri edhe një herë ka apeluar të bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori