LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Trepça është pronë e Kosovës

Mustafa: Trepça është pronë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar sot se ‘Trepça’ paraqet sinonim për Kosovën.

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë në rendin e ditës së të cilës ishte Projektligji i i ri për gjigantin metalurgjik “Trepça”.


“Duam me këtë ligj ta hapim të ardhmen e Trepçës e jo të kaluarën. Prona e Trepçës është pronë e Kosovë”, ka thënë sot Mustafa në mbledhjen e Qeverisë në rendin e ditës së të cilës ishte Projektligji i ri për gjigantin metalurgjik ‘Trepça’.

Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se Qeveria e Kosovës është 80 për qind aksionare e Trepçës, ndërsa 20 për qind janë punëtorët e këtij gjiganti metalurgjik.

Ndryshe, një nga problemet kryesore sa i përket Trepçës është cilësuar mos definimi i statusit të saj.

Me këtë ligj pritet të sqarohet kjo çështje, ndërsa drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava ka shprehur bindjen se Ligji për Trepçën do të hyjë në fuqi më 2 nëntor.

Por, drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë sot se autoritetet në Prishtinë përmes projektligjit për Trepça duan të shtetëzojnë këtë kombinat, por sipas tij kjo nuk do të kalojë dhe se Beogradi do ta mbrojë “Trepçën” në çdo mënyrë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori