LAJMI I FUNDIT:

Mustafa u takua me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb

Mustafa u takua me përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb

Kryeministri i  Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit serb në Kosovë.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm ministrja Edita Tahiri dhe zëvendësministrat Bajram Gecaj e Valon Murtezaj, si dhe përfaqësuesit e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse, u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me komunitetin serb dhe angazhimet e organizatave të shoqërisë civile të këtij komuniteti.


Kryeministri Mustafa ka theksuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për përfshirje më të madhe të shoqërisë civile të të gjitha komuniteteve pakicë, në zhvillimet politike, ekonomike, sociale e në aspekte të tjera në shtetin e Kosovës.

Mustafa, po ashtu, tha se Qeveria e Kosovës është plotësisht e hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile të komunitetit serb në Kosovë në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori