Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mori pjesë në konferencën lansuese të “Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative”.
Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa vlerësoi punën e madhe që është bërë në këtë strategji.
Duke folur për faktin se si interneti po ndryshon formën e të bërit biznes, kryeministri tha se potencialet e ekonomisë digjitale nuk janë shfrytëzuar sa duhet në Kosovë.
“Këto potenciale mund të kontribuojnë pa masë në rritjen ekonomike dhe sidomos në fushën e punësimit. Janë instrumente të jashtëzakonshme për rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rrjedhimisht në të ardhmen nuk mund të paramendohet relacioni konkurrues, relacioni i inovacioneve, standardizimi, shkathtësitë punuese, pa ekonomi digjitale”, tha kryeministri.
Ai tha se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar të krijojë të gjitha mundësitë që të aplikohet revolucioni digjital, duke inkurajuar transformimin digjital të bizneseve ekzistuese dhe përkrahjen e më shum ë bizneseve digjitale në vend.
“Ne po ndërtojmë një ekonomi të re. Kemi një koncept të ri të zhvillimit ekonomik të bazuar në dije dhe karshi kësaj, aplikimi i teknologjisë informative do të jetë pjesë qenësore e kësaj strategjie dhe e këtij orientimi tonë të zhvillimit ekonomik”, theksoi Mustafa, duke falënderuar partnerët gjermanë dhe norvegjezë për mbështetjen e këtij projekti.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se përgatitja e kësaj strategjie i hap rrugë jo vetëm zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektronike, por vë baza të forta dhe solide për një ekonomi të bazuar në dije, për një ekonomi që hapëron drejt asaj që sot është trend botëror, ekonomisë digjitale.
“Kjo strategji mbështetet në 9 shtylla dhe orientimi kryesor është që ne ta zhvillojmë tregun e brendshëm, po ashtu tregun e jashtëm sidomos për kompani të cilat eksportojnë, por edhe fushën e inovacionit dhe të kërkimeve dhe hulumtimeve të aplikueshme në këtë fushë”, tha ministri Stavileci.
Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për këtë Strategji. “Kjo është një e arritur e madhe. Ky është një shembull se si Qeveria e Kosovës ka punuar së bashku me sektorin e IT-ve, i ka dëgjuar ata, dhe ka pranuar Strategjinë Nacionale për Teknologjinë Informative”, tha ambasadori.
Ambasadori më tutje, u shpreh se kjo është pjesë integruese e programit të zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke iu referuar faktit se Kosova është shtet evropian, ka ekonomi evropiane, e integruar çdo ditë e më shumë në ekonominë veriatlantike.
“STIKK është shembull shumë i mirë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për Evropën Juglindore. Ky ka qenë partneritet i mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe IT-ve”, tha ambasadori Braathu.
Përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Henriette Kotter, tha se e kanë mbështetur këtë projekt duke besuar se sektori i IT-ve në Kosovë ka një potencial të madh të zgjerimit, mund të kontribuoj në rritjen e konkurrencës së Kosovës në tregun ndërkombëtar, për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Ka shumë përparësi Kosova në këtë sektor, që nuk mund të gjenden në vende tjera, si burime njerëzore shumë të motivuara, infrastrukturë të mirë të IT-së dhe një organizatë mirë të organizuar dhe të aftë, STIKK, dhe në veçanti edhe shkathtësia e gjuhëve të huaja, që është me rëndësi të veçantë për tregun e gjuhës gjermane”, tha Kotter./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert