LAJMI I FUNDIT:

Mustafi flet rreth interesimit të Real Madridit

Mustafi flet rreth interesimit të Real Madridit
/ AFP / PATRIK STOLLARZ (Photo credit should read PATRIK STOLLARZ/AFP/Getty Images)

Reali Madridi po hedh sytë në tregun e transferimeve për një qendërmbrojtës që do të zëvendësonte Sergio Ramosin në rast se 29-vjeçari largohet për te Manchester Unitedi.

Nga Gjermania në Spanjë ka dalë në skenë emri i futbollistit shqiptar Shkodran Mustafi, aktualisht pjesë e Valencias në Primera Division. I pyetur për interesimin e mundshëm të Los Blancos, mbrojtësi i kombëtares gjermane u përgjigj:


Ajeti lojtar i Mihajlovic: Ja çfarë kishin thënë lojtarët shqiptarë për trajnerin serb
Lexo po ashtu Ajeti lojtar i Mihajlovic: Ja çfarë kishin thënë lojtarët shqiptarë për trajnerin serb

“Në këto momente jam me pushime, por kush nuk do të lumturohej nëse dëgjon për interesimin e Realit. Kjo do të thotë që kam treguar një nivel të lartë gjatë sezonit të kaluar. Nuk ka lojtar që nuk do të gëzohej”.

Kujtim Mustafi, babai i futbollistit, konfirmoi se ka pasur kontakte nëpërmjet telefonit në lidhje më një transferim të mundshëm të Shkodranit te Reali, por asgjë më shumë, transmeton SuperSport.

23-vjeçari mbërriti te Valencia sezonin e kaluar për tetë milionë euro dhe firmosi një kontratë që është e vlefshme deri në vitin 2019 me një klauzolë largimi që kap shifrën e 50 milionë eurove.

Nuk i dhanë hapësirë në Angli, e dërguan në Serie B, por tash ai është krenaria e gjermanëve dhe shqiptarëve
Lexo po ashtu Nuk i dhanë hapësirë në Angli, e dërguan në Serie B, por tash ai është krenaria e gjermanëve dhe shqiptarëve

Mirëpo Mustafi nuk është opsioni i vetëm për zëvendësimin e Sergio Ramosit. Edhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Nicolás Otamendi, i cili është i grumbulluar me Argjentinën në Kupën e Amerikës, konsiderohet një alternativë shumë e mirë për qendërmbrojtjen e Realit.

Emra të tjerë të përmendur nga mediat janë Leonardo Bonucci, Laporte dhe Koscienly. Të gjithë këta emra do të bien poshtë nëse Ramos vendos të qëndrojë në Madrid.