LAJMI I FUNDIT:

Mustafi flet rreth kalimit në Juventus

Mustafi flet rreth kalimit në Juventus

Shkodran Mustafi thotë se është i lumtur në Valencia.

Reprezentuesi gjerman ka qenë i lidhur me Juventusin, por qendër-mbrojtësi nuk e ka ndërmend të largohet nga Mestalla.


“Unë kam një kontratë dhe po ndihem mirë këtu, por kam marrë edhe oferta”, tha reprezentuesi gjerman, transmeton Telegrafi.

“Në futboll ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Çdo gjë mund të ndodhë”, shtoi shqiptari, ku më tutje deklaroi “Megjithatë marrëveshjet që kam me Valencia do të vlerësohet në fund të sezonit”.

Kujtojmë se për Mustafin kanë shprehur interesim edhe Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich. /Telegrafi/