LAJMI I FUNDIT:

MWC: Samsung do të debutojë me Galaxy Note 8.0

MWC: Samsung do të debutojë me Galaxy Note 8.0

Me sa duket, Samsung do të shtojë edhe një model të pajisjes në linjën e saj të famshme të fabletëve Galaxy Note, dhe sipas disa analistëve thuhet se debutimi i Samsung Galaxy Note 8.0 do të ndodhë muajin e ardhshëm, në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë.

Sipas Sammobile thuhet se Samsung Galaxy Note 8.0 do të vijë me Android 4.2 Jelly Bean, ndërsa pajisja do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonal prej 8 inç, i cili do të posedojë rezolucionin prej 1280 x 800 pikselëve.

Karakteristikat tjera të Galaxy Note 8.0 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel, atë frontale me 1.3 MP, 2GB RAM dhe opsion për zgjedhje të memories me 16GB apo 32GB.

Specifikat e plota të Note 8.0:
Code name: Kona

  • Android: version 4.2 Jelly Bean
  • Official name: GALAXY Note 8.0 (3G, Wi-Fi)
  • Product codes: GT-N5100, GT-N5110
  • Battery: 4600 mAh
  • Dimension: 211.3×136.3×7.95 mm , 330 gram.
  • Display: 8.0”1280×800 TFT (Super Clear LCD)
  • GSM networks: EDGE (850/900/1800/1900) HSPA+21.1Mbps, HSUPA 5.76Mbps (850/900/1900/2100)
  • Camera 5 Megapixel (BACK)
  • Camera 1.3 megapixel (FRONT)
  • RAM + Storage: 2GB (RAM) + 16/32GB (optional) + microSD (up to 32GB)
  • Connections: BT 4.0, USB 2.0, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n, A-GPS