0Shares

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga qytetarët lidhur me vlerën e faturave të energjisë për muajin janar 2013, kërkon nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë që t’i përgjigjen çdo ankese konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi.

“MZHE duke mirëkuptuar shqetësimin e qytetarëve mbështet të drejtën e qytetarëve që konform procedurave ligjore të ngrisin çdo shqetësim që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre si konsumatorë të KEK-ut, ndërsa siguron ata që institucionet kompetente do t’i shqyrtojnë dhe do të japin përgjigje në kohë sa më të shkurtë të mundshme”, thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie.

MZHE rikujton qytetarët se nuk menaxhon me KEK-un dhe se çështjet teknike që lidhen me furnizimin dhe faturimin janë përgjegjësi e korporatës, derisa çështja e tarifave i takon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ndërsa konsumatorët ankesat e tyre konkrete mund t’i drejtojnë në këto dy institucione. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)