LAJMI I FUNDIT:

Nani i frikësohet Polonisë

Nani i frikësohet Polonisë

Fitorja në kohën shtesë ndaj Kroacisë ka rritur moralin te Portugalia.

Përfaqësuesja luzitane prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për duelin ndaj Polonisë, një sfidë që do të përcaktojë skuadrën e parë gjysmëfinaliste të Euro 2016-të.


Polonia e Robert Lewandowskit nuk është një skuadër e lehtë për t’u mposhtur, diçka të tillë e di shumë mirë Luis Nani që gjithsesi beson te fitorja e të tijve ndaj polakëve.

“Polonia është një skuadër shumë e fortë. Të gjithë e panë ndeshjen që ata zhvilluan ndaj Gjermanisë. Ne i njohim polakët dhe e dimë që ata janë një ekip me shumë lojtarë me eksperiencë brenda”.

“Do të jetë e vështirë ndaj tyre, por jemi të përqendruar maksimalisht. Kemi besim, jemi të ndërgjegjshëm që do të vuajmë por në fund do të fitojmë dhe do të kualifikohemi për më tej”.

Në vijim Nani vlerësoi shpirtin luftarak të Portugalisë duke shtuar se kjo kombëtare i ka të gjitha mundësitë për t’i shkuar deri në fund evropianit francez.

“Shpirti i këtij ekipi është me të vërtetë fantastik. Motivimi nuk na mungon dhe kemi shumë besim në aftësitë tona. Shanset tona për të arritur gjëra të mëdha në këtë Evropian u rritën ndjeshëm pas fitores ndaj Kroacisë. Ai sukses ishte shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë ëndrrën tonë”.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori