LAJMI I FUNDIT:

Napolit i kthehen dy pikë

Napolit i kthehen dy pikë

Napoli e ka fituar apelin ndaj vendimit për dënimin për heqje të dy pikëve në tabelën e Serie A pas skandalit të fundit të basteve ku mori pjesë një prej lojtarëve të ekipit napolitan.

Vendimi për t’ia kthyer Napolit dy pikët bën që klubi të jetë në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Lazion, tre pikë më pak se lideri Juventus.

Edhe vendimet për të suspenduar Paolo Cannavaron dhe Gianluca Bravan janë tërhequr, ndërsa gjoba prej 100 mijë eurosh është ulur në 50 mijë euro për Napolin.


Ky rast është i fundit prej shumë rasteve tjera të dënimeve për skandalet e basteve që kanë përfshirë futbollin italian vitet e fundit. /Telegrafi/