LAJMI I FUNDIT:

Nardi dhe Greta, fituesit e natës së tretë në “Dance With Me”

Nardi dhe Greta, fituesit e natës së tretë në “Dance With Me”

Kupa e natës së tretë në “Dance With Me” u rrëmbye nga Nard Ndoka dhe Greta Koçi, për të dytën herë. Kjo kupë ishte edhe si një dhuratë për Gretën me rastin e 25-vjetorit të lindjes së saj.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe sonte “Dance With Me” spektakli që transmetohet vetëm në ekranin e Televizionit Klan përcolli mjaft emocione.


12 çiftet u ngjitën me radhë në skenë, duke sjellë performancat e tyre.

nardi

Çifti i parë që hapi natën e tretë këtij superspektakli ishte Jessy dhe Vicky, të cilët sollën mjaft atmosferë me vallëzimin e tyre. Ata u pasuan nga Bora dhe Albani, të cilët u mirëpriten gjithashtu nga publiku dhe juria dhe me duartrokitje.

Nuk kanë munguar sigurisht as polemikat në këtë spektakël, ku “kryefjalë” e tyre ka qenë anëtari i juries, Robert Aliaj.

Pas interpretimit të një kënge greke nga Renato, ka reaguar menjëherë Aliaj duke dalë kundër të gjithëve. Për të kjo ishte diçka e papranueshme, gjë e e cila e irritoi.

“Asnjë grek s’do këndonte shqip, kurse një shqiptar erdhi e këndoi këngë greke këtu,” tha ai.