Agjencia amerikane për hulumtime hapësinore, NASA, për ditën e “apokalipsit”, 21 dhjetorin, ka përgatitur videon me titullin: "Pse dje nuk ndodhi fundi e botës". Videoja thyen të gjitha mitet që ndërlidhen me Kalendarin Maya dhe “për fundin e botës që ne e njohim”.
NASA pikë për pikë zbulon gjithçka nga mitet që ndërlidhen me Kalendarin e famshëm Maya. Astronomët dhe ekspertët hedhin poshtë pretendimet se Dielli do ta rrezatojë atmosferën e Tokës, apo se do të goditemi nga ndonjë planetin i “arratisur”.
Në rast se NASA nuk ka të drejtë, atëherë nuk do të mbetet kush të përqeshë dijetarët! Por, shkencëtarët janë shumë të sigurt se bota do të vazhdojë të ekzistojë edhe pas kësaj date.
Teoria për fundin e botës është bazuar në interpretimin e Kalendarit Maian, që gjoja thotë se bota do të pushojë së ekzistuari 21 dhjetor 2012.
Teksa afrohet kjo datë, janë shfaqur edhe teori të shumta që marrin në konsideratë mënyrat e ndryshme me të cilat bota do të ballafaqohet me shkatërrimin. Por, NASA i mohon të gjitha këto.
Një prej pohime ndërlidhet me planetin e arratisur “Nibiru” të cilin e kanë zbuluar Sumerët e lashtë, sipas të cilëve ai do të përplaset me Tokën më 21 Dhjetor.
Shkencëtarët, në anën tjetër, thonë se planeti i tillë ekziston, dhe se të gjitha teoritë apokaliptike në fakt janë rezultat i lajthitjeve.
Dr. John Carlson, drejtor i Qendrës për arkeo-astronomi thotë se Kalendari Maya nuk përfundon më 21 dhjetor 2012.
"Nuk ka asnjë profeci mayane që thotë parashikon fundin e botë. Koncepti i tyre i llogaritjes së kohës është shumë i përparuar në krahasim me të sotmen”, ka thënë Carlson. "Gjykuar nga shkenca e sotme, Big Bengu ka ndodhur 13.7 miliardë vjet më parë, por Kalendari Maian ka data që shkojnë më tej se kaq. Kalendari i tyre është projektuar për të ndjekur intervale të gjata dhe është një nga sistemet më komplekse të zhvilluara ndonjëherë".
Carlson shpjegon në video se ky kalendar i ngjanë rrugëmatësit, kështu që ai thjesht kthehet dhe nisë llogaritjen sërish kur arrin në fund.
Telegrafi ka raportuar më herët se Kalendari Maya përbëhet edhe nga 13 periudha me nga rreth 394 vite. Këto periudha njihen si baktune.
Ekspertët vlerësojnë se numërimi i viteve, sipas baktuneve, ka filluar më 3114 p.e.s. E, baktuni 13, pra 5125 vite, duhet të përfundojnë më 21 dhjetor të këtij viti. Ata po ashtu vlerësojnë se numri 13 në kulturën maya kishte kuptim të veçantë, gjë që edhe në këtë rast ajo paraqet një moment historik, por jo diçka përfundimtare.
Vetëm disa referenca për datën e diskutueshme të këtij viti gjenden të gdhendura në monumentet ku maiat sundonin, por asnjëra nuk ndërlidhet me apokalipsin. Këto vizione në të vërtetë paraqiten në njëmijë vitet e fundit në Perëndim dhe janë të lidhura me mënyrën e krishtere të të menduarit, e jo si pjesë e kulturës mayane.
Kalendarin Maya dhe sistemin e tij rrethor, edhe shkencëtari amerikan Geoffrey Braswell e krahason me matësit analogë të kilometrave.
"Sistemi i gjatë i kalendarit mayan në fakt është një numërues i kilometrave në veturë. Makina ime e parë nuk ishte në gjendje të numërojë më shumë se 160 mijë kilometra, por kjo nuk do të thotë se po t’i kaloja ato makina ime do të shpërthente”, thotë ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë