LAJMI I FUNDIT:

NATO: Agresiviteti i Rusisë ka çmim, do t’i kundërvihemi

NATO: Agresiviteti i Rusisë ka çmim, do t’i kundërvihemi

Asambleja parlamentare e NATO-s e cila përfundon punën treditëshe pranverore në Tiranë nga vendet anëtare ka kërkuar t’i kundërvihen vendosmërisë ushtarake të Rusisë.

Asambleja ka kërkuar nga vendet anëtare që të ndajnë më mirë barrën e mbrojtjes së përbashkët.
Kryetari i Asamblesë Parlamentare avokati amerikan Michael Turner ka thënë se “agresiviteti i Rusë ka çmim” dhe ka ftuar partnerët evropianë të rrisin buxhetin paraparë për mbrojtje, njofton AP, transmeton Koha.net.


“Moska ka vendosur që mbrojtja e interesave të saj është më e mirë nëse punon kundër nesh. Sfida nga Rusia është e vërtetë dhe serioze”, ka thënë Turner .