LAJMI I FUNDIT:

NBA: Knicks ndalojnë Spursat

NBA: Knicks ndalojnë Spursat

New York Knicks ka bërë një kombinim të lojës ofensive me një mbrojtje të fuqishme për të befasuar ekipin në formë të NBA-së, San Antonio Spurs, me një fitore 100-83 në Madison Square Garden.

Lojtari rezervë Steve Novak shkëlqeu te Knicks duke shënuar 15 pikë, ndërsa Carmelo Anthony shënoi më të lartat e ndeshjes, 23, për të ndihmuar skuadrën njujorkeze t’i japë fund serisë prej shtatë fitoreve radhazi të Spurs.

Edhe lojtarët tjerë rezervë të skuadrës vendase kontribuuan dukshëm, me J.R. Smith që shënoi 20 pikë dhe Amare Stoudemire 10 të tjera.


Te Spurs, yjet si Tim Duncan dhe Tony Parker shënuan secili nga 11 pikë. /Telegrafi/