LAJMI I FUNDIT:

NBA: Lakers vazhdojnë të vuajnë

NBA: Lakers vazhdojnë të vuajnë

Los Angeles Lakers nuk po arrin ta stabilizojnë veten në këtë edicion të NBA-së, pasi skuadra amerikane mbrëmë u mposht nga kanadezët e Toronto Raptros me rezultat 108-103.

Me përforcimet e reja si Steve Nash dhe Dwight Howard, Lakers krijuan superekipin më të ri të NBA-së, duke premtuar një ekip të periudhës së paharrueshme 1979-1989 me të famshmit Magic Johnson dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Por sezoni nuk ka shkuar sipas skenarit dhe Lakers tash kanë pësuar pesë herë radhazi në udhëtim (17 fitore dhe 23 disfata këtë sezon), pasi u mposhtën edhe në fushë të Torontos, që ka dy fitore më pak (15 fitore, 23 disfata).


Kobe Bryant ishte më i mirë në takimin e mbrëmshëm duke shënuar 26 pikë për Lakers, derisa Nash shënoi 16. /Telegrafi/