LAJMI I FUNDIT:

NBA: LeBron nxehet ndaj Bobcats

NBA: LeBron nxehet ndaj Bobcats

LeBron James ishte në formën e tij më të mirë derisa shënoi 31 pikë për të ndihmuar liderin e Konferencës Lindore, Miami Heat, të fitojë ndaj Charlotte Bobcats me rezultat 99-94.

James shënoi në 13 nga 14 tentimet e tij nga loja e hapur dhe ndihmoi edhe me tetë asistime dhe tetë kërcime. Dwyane Wade përfundoi takimin me 20 pikë dhe 12 kërcime derisa Chris Bosh shënoi 23 pikë të tjera për Miamin (31 fitore dhe 14 disfata këtë sezon).

Ramon Sessions shënoi 18 pikë por Bobcats (11 fitore dhe 36 disfata), disfata e të cilëve ishte e katërta radhazi. /Telegrafi/