LAJMI I FUNDIT:

NBA: Paul vulos fitoren e Clippers

NBA: Paul vulos fitoren e Clippers

Chris Paul është treguar vendimtar në minutën e fundit të takimit për të ruajtur avantazhin e Los Angeles Clippers që fituan 94-89 ndaj Chicaco Bulls.

Clipper udhëhiqnin me vetëm dy pikë në minutën e fundit, dhe Paul riktheu në katër epërsinë e skuadrës me një kërcim dhe dy gjuajtje të lira dhe përfundoi skuadrën pesë pikë më shumë se rivalët.

Paul përfundoi takimin me 18 pikë, ndërsa Blake Griffin kontribuoi me 22 pikë dhe 10 kërcime për Clippers. Fitorja ishte e 15-ta këtë sezon (6 disfata) dhe e shtata radhazi për skuadrën nga Los Angelesi, që është më e gjata që nga sezoni 1991/92.


Carlos Boozer shënoi më së shumti gjatë takimit, 24 pikë dhe 13 kërcime për Bulls. Skuadra nga Chicago (11 fitore dhe 9 disfata) ende është pa dy shtyllat Derrick Rose dhe Richard Hamilton. /Telegrafi/