LAJMI I FUNDIT:

Ndaj të burgosurve në Maqedoni ushtrohet trysni e organizuar për të mos protestuar

Ndaj të burgosurve në Maqedoni ushtrohet trysni  e organizuar për të mos protestuar

Sipas burimeve të portalit PlusInfo nga kabineti i Avokatit të Popullit, ndaj të burgosurve në Idrizovë është kryer trysni e organizuar, prandaj edhe nuk është mbajtur protesta e paralajmëruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të këtyre gjetjeve, ekipi i Avokatit të popullit ka vendosur që çdo ditë t’i vizitojnë të gjitha burgjet në Maqedoni dhe të bisedojnë me të burgosurit.


Këto vizita do të shfrytëzohen për t’ua bërë me dije të burgosurve se kanë të drejtë ligjore për protesta dhe greva, duke u sqaruar obligimet e institucioneve gjatë protestës ose grevës së tyre./Telegrafi/