LAJMI I FUNDIT:

Ndalet Unitedi

Ndalet Unitedi

Manchester Unitedi nuk ka mundur të fitojë në White Hart Lane kundër Tottenhamit, edhe pse pati avantazhin deri në fund të takimit. Rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Edhe pse vendasit kontrolluan lojën gjatë pjesës më të madhe të kohës në fraksionin e parë, ishin mysafirët ata që realizuan golin e vetëm.

Në rastin e parë për të shënuar, Robin van Persie i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi (25’). Asistimi ishte i Tom Cleverley.


Në gjysmën e dytë, Spursat humbën raste të shumta shënimi dhe atëherë kur mendohej se United do të arkëtojë tri pikë të reja, erdhi goli i barazimit.

Aaron Lennon ktheu një top te Clint Dempsey, i cili siguroi një pikë të merituar për ekipin vendas (90’+3).

Manchester Unitedi mban kreun e Ligës Premier, por tash diferenca me rivalin Manchester City është pesë pikë. /Telegrafi/