LAJMI I FUNDIT:

Ndarjet e dhimbshme të Aniston, aktorja rrëfen me lot në sy për të shkuarën (Video)

Ndarjet e dhimbshme të Aniston, aktorja rrëfen me lot në sy për të shkuarën (Video)

Për vite me radhë, Jennifer Aniston është përfolur në median rozë për lidhjet e ndarjet me personazhe të famshëm dhe për barrierat që ka qenë e detyruar të kalojë.

E ftuar në festivalin e filmit “Giffoni” në Itali, aktorja pati mundësinë t’u përgjigjej disa pyetjeve të fansave duke e bërë që të rikujtojë hijet e së shkuarës dhe lëndimet që ka kaluar në marrëdhëniet e saj me meshkujt, transmeton TCH.


Aniston: Zemra ime nuk e përballon dot…dhimbja është tepër e madhe!
Lexo po ashtu Aniston: Zemra ime nuk e përballon dot…dhimbja është tepër e madhe!

Për të përmbledhur shkurt përgjigjet e të gjithë pyetjeve ajo me lot në sy është shprehur: “Kam kaluar qindra ditë ku jam zgjuar në mëngjes duke mos e njohur veten time. Kam pyetur veten nëse jam mjaftueshëm për një mashkull, çfarë gabimesh kam bërë, përse po e përjetoj këtë gjendje pafundësisht?! Unë jam njeri i zakonshëm si të gjithë ju dhe ju lutem më besoni kur them se koha shëron çdo dhimbje. Mund t’ju duket një pafundësi, por koha shëron çdo shenjë. Kini besim te vetja juaj dhe mos u tregoni të ashpër me veten. Në fund të ditës gjithçka do të shkojë mirë”.

Aktorja 47-vjeçare ka marrë goditjen e parë pas ndarjes me Brad Pitt pas pesë vitesh martesë në vitin 2005. Më pas ajo pati një lidhje të shkurtër më njërin nga aktoret e serialit “Friends”. Pas disa lidhjesh me figura të njohura, si Vince Vaughn, Paul Sculfor, John Mayer e Tate Donovan, Aniston u përball përsëri me ndarjen nga Justin Theroux vitin e kaluar.

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori