LAJMI I FUNDIT:

Ndërmjetësimi, një akt delikat drejt negociatave paqësore

Ndërmjetësimi, një akt delikat drejt negociatave paqësore

Akti i ndërmjetësimit është një akt delikat drejt negociatave paqësore, që i mban njerëzit larg shpenzimeve të mëdha të parave, kohës, energjisë së harxhuar në gjykata dhe përsëri e lë një nga palët ose të dyja të pakënaqura, kur nuk gjendet zgjidhja.


YllkaIBRAHIMI

Shkruan: Yllka Ibrahimi

Ligji aktual i ndërmjetësimit ka hyrë në fuqi dhe është institucionalizuar në Shqipëri që prej vitit 2011. E them me krenari që, ky është një zhvillim për Shqipërinë. Ka nevojë për më pak konflikte gjyqësore në botë veçanërisht për Shqipërinë.

Historia është shumë domethënëse për ne, sepse padyshim, veçoritë dhe vuajtjet tona na kanë bërë këto që jemi sot. Të njohur që në lashtësi si njerëz mikpritës, me sens të mirë komunikimi dhe shumë mirësi, të cilën ndonjëherë harrojmë ta vëmë në përdorim, ne ngarkohemi nga bota e jashtme me presion dhe përgjegjësi. Këto gjëra na ndalojnë të jemi të kënaqur dhe shumicën e kohës, na ndalojnë të marrim vendime të ndërgjegjshme .

Është progres i mrekullueshëm të ketë rregullim të fushave të reja në ligjet tona , të tilla si ndërmjetësimi, por pjesa që mungon që ta bëjë atë funksional është mungesa e ndërgjegjësimit. Të vjen keq që shumë njerëz përfundojnë në burg për arsye të kota. Një nga këto arsye mund të jetë: mos pagesa e energjisë dhe pa asnjë mundësi ekonomike pagimi njerëzit e gjejnë veten në burg , në një kohë që ata mund të përpiqen për veten e tyre dhe të përfitojnë të dyja palët duke përdorur ndërmjetësimin.

bann

Të rinjtë në Shqipëri duhet të kenë dijeni për mundësitë që kanë kur përballen me çështje gjyqësore. Fatkeqësisht, mungesa e ndërgjegjësimit i ka çuar njerëzit drejt situatave të padëshiruara. Ka shumë mundësi të cilat mund të përdoren për të marrë informacion për shërbimin e ndërmjetësimit. Njëra prej tyre mund të jetë përfshirja e këtij informacioni në institucionet arsimore në mënyrë që nxënësit të jenë në dijeni të hapave informalë që mund të ndërmerren përpara se të shkojnë në gjykatë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje dhe ekzistencën aktuale të padijenisë rreth kësaj teme nga shumica e popullsisë duhet të kemi taktika strategjike për të arritur qëllimin e një promovimi të mundshëm dhe të shpejtë duke komunikuar idenë e qartë. Si mund të formohen këto taktika strategjike? Sado që mund të tingëllojë si fjali klishe, formimi i unitetit ndihmon vërtet në progres. Organizimi i daljeve në media dhe evente, në të cilat përfshihen dhe marrin pjesë njerëz të thjeshtë, do të rrisë interesin në rrethin e qytetarëve. Këto kanale komunikimi dhe dalje televizive krijojnë rrugë të reja për përhapjen e informacionit dhe ndarjen e njohurive.

Qëllimi kryesor është të bësh njerëzit të ndërgjegjshëm që ekzistojnë mundësi të ndryshme që nuk janë aq formale sa zgjidhja gjyqësore. Incidentet e mëparshme mund të shërbejnë si qëllim dhe motivim për ti bërë njerëzit më kërkues për të ditur rreth të drejtave dhe mundësive të tyre ligjore. Duke filluar me këtë artikull jemi një hap më afër! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori