LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ‘Willy Wonka’ (Foto)

Ndërron jetë ‘Willy Wonka’ (Foto)

Aktori legjendar, Gene Wilder, ka ndërruar jetë në moshë 83 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.

Ylli i njohur për rolin e Willy Wonkas vdiq të dielën pasdite në Stamford të Connecticut, si pasojë e komplikimeve të sëmundjes Alzheimer.


Nipi i tij, Jordan Walker-Pearlman, ka thënë se aktori ishte diagnostikuar me këtë sëmundje para tre vitesh, por nuk e ka njoftuar publikun, në mënyrë që të mos i zhgënjente fansat.

Wilder e nisi karrierën në teatër, por botërisht u bë i njohur me rolet e tij filmike, sidomos me bashkëpunimet me Mel Brooks në “The Producers”, “Blazing Saddles” e “Young Frankenstein”. /Telegrafi/

gene
Ai u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer para tre vitesh.