Shpërndarja e energjisë elektrike në fshatin Babaj Bokës të komunë së Gjakovës, tashmë do të bëhet sipas standardeve më të larta. Kjo pasi që në këtë fshat , Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), në vazhdën e investimeve në rrjet, ka vendosur një transformator të ri, i cili ofron tension stabil dhe furnizim kualitativ me energji.
Në këtë trafo stacion është planifikuar kyçja e gjithsej 54 konsumatorëve.
Iniciativa për ndërrimin e trafo stacionit në fshatin Babaj Bokës është vlerësuar lartë edhe nga komuna.
Shkumbim Kastrati, drejtor për shërbime publike në këtë komunë, tha se këto investime kanë qenë më se të nevojshme. Ai tha se trafo stacioni në fshatin Babaj Bokës ka qenë në një gjendje shumë të keqe.
“Ne kemi kërkuar nga KEDS për të investuar në ato pjesë që është raportuar se ka probleme. Pastaj, KEDS me të pranuar kërkesën e ka parë të nevojshme investimin në atë pjesë. Komuna e Gjakovës sidomos fshatrat ballafaqohen më shumë probleme të rrjetit të energjisë elektrike. Mirëpo, besoj që me këto investime që po bëhen sistemi i energjisë elektrike do të stabilizohet“, tha Kastrati.
Në anën tjetër në KEDS thonë se ndërrimi i trafo stacionit dhe largpërçuesit është bërë sipas të gjitha normave teknike. “Është bërë ndërtimi i trafo stacionit të ri si dhe është bërë ndërrimi i shtyllave të betonit në lartësi prej 12 metrave”, thonë inxhinierët e KEDS-it.
KEDS, në bazë të Planit Zhvillimor të prezantuar në muajin maj parashihet të vendos 3500 trafo stacione të reja si dhe mbi 2000 kilometra të rrjetit të ri, i cili sipas këtij plani do të kontribuoj në avancimin e Rrjetit të Shpërndarjes në standarde botërore.
Investimet e KEDS-it kanë nisur në vitin 2013. Deri në tremujorin e parë të vitit 2016 janë investuar mbi 60 milionë euro, ku kanë përfituar mijëra konsumatorë shërbime më kualitative.
Investimet kanë qenë të orientuar në zona akute, ato që kishin nevojë për zgjerim dhe përforcim të rrjetit dhe në vendbanimet me rënie të tensionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert