LAJMI I FUNDIT:

Ndiqen penalisht 292 policë

Ndiqen penalisht 292 policë

Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), gjatë vitit të kaluar, janë denoncuar apo paraqitur 1 mijë e 78 ankesa ndaj pjesëtarëve të policisë. Prej tyre, 776 raste janë dërguar në drejtorinë e standardeve, në 292 raste është konstatuar se ka elemente të veprës penale dhe në 122 raste janë ngritur kallëzime penale. Por, kryeinspektori Jetullah Aliu nuk i konsideron “alarmante” këto shifra, duke pasur parasysh se Policia e Kosovës ka gjithsej 7 mijë pjesëtarë dhe është një forcë relativisht e re.

Ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë vitit 2012, janë denoncuar apo paraqitur 1 mijë e 78 ankesa në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në IPK, Jetullah Aliu, ka treguar se nga këto raste ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për vepra penale, të suspenduar, nën hetime dhe të arrestuar.


“Për vitin 2012, në Inspektoratin Policor të Kosovës janë denoncuar apo paraqitur 1 mijë e 78 ankesa. Prej tyre, 776 janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Kosovës”, ka thënë Aliu për Gazetën Jeta në Kosovë.

Nga gjitha këto raste, sipas Aliut, në 292 raste është identifikuar se ka elemente të veprës penale, në 122 raste janë ngritur kallëzime penale, 86 raste të dërguara me raport të veçantë dhe 1 rast është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje.

“Po ashtu janë mbyllur në IPK, në mungesë të provave dhe fakteve 18 raste, janë nën hetime 65 policë, ndërsa janë arrestuar 18 policë me autorizim të prokurorit kompetent, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale”, thotë Aliu.

Drejtori i hetimeve në IPK shtoi se përveç këtyre rasteve, janë dhe 66 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të suspenduar. Kurse janë transferuar me rekomandim 6 pjesëtarë, ndërsa për shkelje disiplinore janë 10 raste.

Aliu konsideron se ky numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ballafaqohen me ligjin nuk është alarmant; duke pasur parasysh se është Policia e Kosovës ka më tepër se 7 mijë pjesëtarë, përfshirë këtu edhe një numër stafit civil, si dhe faktin se kjo është një forcë relativisht e re.

Ai shpreson se në vitet në vijim rastet e tilla do të bien dhe nuk do të ketë pjesëtarë të policisë të përfshirë, apo të dyshuar se kanë kryer ndonjë vepër penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori