LAJMI I FUNDIT:

PSP: Tre zyrtarë të dyshuar për harxhimin e mbi 862 mijë eurove, para të qytetarëve (Video)

PSP: Tre zyrtarë të dyshuar për harxhimin e mbi 862 mijë eurove, para të qytetarëve (Video)

Prokuroria Speciale Publike për sot ka rezervuar vëmëndjen e mediave dhe qytetarëve pasi ka njoftuar për konferencë për shtyp ku do të hapet një lëndë e re që do të mbajë emrin ”Arka”. Në njoftimin e djeshëm nga kjo prokurori njoftuan se kjo lëndë lidhet me keqpërdorime financiare dhe ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është lënda e pestë e radhës pas një pritje jo shumë të gjatë, kur PSP-ja publikoi katër lëndë hetimore, ku të dyshuar kryesor janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, ndër të cilët edhe ish-kryeministri dhe ministra të kabinetit të tij qeveritar. Gjithashtu, deri tani PSP-ja ka ngritur dy aktakuza.

Telegrafi Maqedoni do të ju njoftojë për çdo gjë lidhje me këtë rast:

Fetai 28.09

Fetai: Kjo lëndë është e lidhur me paratë tuaja që i jepni për zhvillimin e shtetit. Kjo lëndë është për pasurim të zyrtarëve që dënohet me ligj. Në këtë lëndë janë të përfshirë tre persona nga drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim dhe një person nga MPB-ja e Maqedoni.

Fetai: Hetimi bëhet nëpërmjet dy pikave. Nga faktet shohim që nga muaji qershor i viti 2010 deri në fund të vitit 2012. është bërë dëm mbi 500.000 euro nga buxheti i shtetit.

Fetai: Tre personat kanë hapur konkurs për porosi për mjete për drejtorinë e Sigurimin e shtetit. Sipas ligjit, këta persona kanë përdorur kompani ”Finzi Doo” për të blerë pajisje për sigurimin e shtetit.

Fetai: Finzi ka parashtruar ofertë deri tek MPB-së për këto shërbime edhe pse është e kundërligjshme.

Fetai: Kjo lëndë lidhet edhe me ish të punësuarin në MPB, Kosta Krpaç, tashmë i ndjerë

Fetai: Kosta Krpaç ka qenë dëshmitar për këtë biznes mes kompanisë ”Finzi Doo” dhe MPB-së. Kjo ofertë nga ”Finzi Doo” ka qenë tre herë më e lartë se ofertuesit tjerë.

Fetai: Faktet flasin që dy të dyshuarit janë marrë vesh që të bëhet kërkesë nga MPB për mirëmbajtje të mjeteve të kërkuara nga MPB, edhe pse nuk ka pasur nevojë për mirëmbajtje.

Fetai: Hardware, Software dhe mirëmbajtja fizike e mjeteve të blera nga Britania e Madhe i ka kushtuar shumë shtetit.

Fetai: Mjetet kanë qenë jo-funksionale dhe me afat të skaduar të licencave dhe për këto mjete është paguar mirëmbajtje prej 30.000 mijë euro

Fetai: Paratë janë si e vërteta, ata do të dalin në pah. Do të kërkojmë nga gjykatat e Maqedonisë që të ngrij pasurinë e tre zyrtarëve të dyshuar

Lençe 28.09

Lençe Risteska: Mjetet e blera nga Mbretëria e Bashkuar nuk janë shkatërruar.

Lençe Risteska: Kjo lëndë sot është hapur, duhet të merren në pyetje të gjithë palët.

Lençe Risteska: Nuk kemi informacione nëse ndonjëri nga të dyshuarit nuk është në shtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori