Ndoc Gjetja ndërroi jetë dje në mesditë në moshën 66-vjeçare. Bashkia e Lezhës ka marrë përsipër homazhet për nder të poetit që u bë i njohur në vitet ‘70-‘80.
Mesditën e të hënës, 7 qershor, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, Ndoc Gjetja. Poeti vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore, dhe tri javët e fundit gjendja u bë kritike në sanatoriumin e Tiranës nga kanceri në mushkri.
Vdekja e tij është një goditje tjetër e rëndë për familjen Gjetja që e kishte humbur qetësinë nga vdekjen e të birit në vitin 1997.
Prej atij viti poeti jetoi krejt i tërhequr nga bota dhe letërsia. Janë shumë ata që janë hidhur nga kjo vdekje, ata që e kanë njohur nga afër poetin por edhe shumë të tjerë që e kanë njohur nëpërmjet krijimtarisë së tij poetike që lulëzoi dhe e bëri të njohur në vitet ’70-’80.
Drejtori i Bibliotekës Publike Lezhë, Gjergj Shytaj shprehet për humbjen e "një pene të rëndësishme të poezisë shqipe. Fatmirësisht, poezia që ka lënë, është e atij niveli që do ta ketë jetën të gjatë."
Publicisti Gjovalin Gjeloshi e kujton si "mësues të publicistëve, poetëve dhe gazetarëve. Do të na mungojë mendimi i tij për librin. Vendi ku rrinte Ndoci nga sot mbetet bosh, pasi është i pazëvendësueshëm".
Dikush kujton Gjetjen të ketë thënë dikur: "Unë nuk dua t’i jap fund jetës, pa i dhënë botës diçka". "Ai dha botës mendimin e tij për njeriun dhe jetën", thotë poeti Viktor Gjikola.
"Vdekja e Ndocit ishte e paralajmëruar, pasi sëmundja e tij ishte e rëndë. Vdekja e poetit është shumë dimensionale, sikundër vepra e tij që mbetet në përjetësi", tha dje bashkëqytetari dhe botuesi Frano Kulli. "Gjenerata jonë ka qenë e dashuruar me poezinë e Ndocit dhe poezia e tij do të jetë jetëgjatë dhe do t’iu trashëgohet brezave."
Ndërkohë në Bashkinë e Lezhës ishte mbledhur Komisioni Organizator i Ceremonisë së varrimit të Ndoc Gjetjes. Biblioteka Publike është caktuar si vendi i homazheve që do të bëhen të martën nga ora 12:00-15:00, dhe do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00. "Paqe dhe liri" ishte mesazhi i fundit që përcolli Gjetja në 66-vjetorin e lindjes, më 9 mars 2010 nëpërmjet gazetës "Shekulli".
Gjetja u lind më 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës, por në Lezhë u vendos me familjen që kur ishte 7 vjeç. Shtegtoi drejt Tiranës në kohën kur krijimtaria e tij u bë e njohur, në vitin 1971 kishte botuar vëllimin e parë poetik "Rrezatim", pastaj erdhën gjashtë të tjerë: "Shqiponja rreh krahët" (1975), "Qëndresa" (1977), "E përditshme" (1982), "Çaste" (1984), "Poezi" (1987), "Kthimet" (1991) dhe "Dhjata ime" (1998).
Dikur do të thoshte: "Edhe pse kam botuar shtatë vëllime me poezi, unë e konsideroj veten autor i një libri të vetëm, që do të hartohej duke përzgjedhur poezitë më të mira që kam arritur të krijoj."
Gjetjen e kanë cilësuar "poet humanist". Me siguri e kanë ndjerë këtë përmasë shumë që e kanë lexuar poezinë e tij që rri pa zhurmë dhe me dinjitet në rendin e poezisë bashkëkohore shqipe.
Bashkëkohës me poetët Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Isaku etj., Gjetja është prezantuar dikur si poet i të ashtuquajturit "grup i poetëve lezhjanë", paçka se kontributi i tij në kulturë është edhe më konkret dhe i prekshëm.
Mjafton të kujtojmë revistën e famshme për kohën "Skena dhe ekrani" dhe ke thënë Ndoc Gjetja. Një revistë të atyre standardeve nuk e kemi as sot njëzet vjet pas rënies së izolimit.
Ai ka qenë 13 vjet kryeredaktor i "Skenës" dhe bashkë me poezinë, ajo është një nga dy gjërat më të rëndësishme që Gjetja i ka dhënë kontribut real në shoqëri. Mbyllja e revistës e nxori të papunë dhe shënoi shtegtimin nga Tirana, tashmë në kthim drejt Lezhës më 1995 ku jetoi deri dje. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi