LAJMI I FUNDIT:

Ndonjëherë distanca ndihmon

Ndonjëherë distanca ndihmon

Afërsia e tepërt në fillim të lidhjes mund të ndikojë negativisht në ditët e ardhme të saj. Nganjëherë distancimi i përkohshëm ndihmon në rikthimin e energjisë.

Edhe pse jeni marrëzisht të dashuruar, është normale që të ndiheni e mërzitur nga rutina e njëjtë. Dalja në të njëjtat vende, vizita e të njëjtave lokale dhe veprimet e njëjta që përsëriten shpesh mund t’ju bëjnë të ndiheni se lidhja po bëhet monotone.

Janë dy propozime tona për t’u larguar nga monotonia e përditshmërisë dhe për ta ndier mungesën e njëri-tjetrit, në mënyrë që më vonë të ndiheni të gatshëm për hapin tjetër në lidhjen tuaj.


Vizitoni të afërmit!
Merrni një kohë ‘pushim’ nga njëri-tjetri dhe largohuni për një kohë. Mund të vizitoni të afërmit, prindërit apo miqtë dhe të qëndroni disa ditë larg. Kjo do t’ju ndihmojë të mendoni kthjellët dhe të bëni gjëra të reja.

Shkoni në udhëtim!
Një udhëtim do të ndihmonte edhe për ju. Mund të pushoni dhe të largoni pak mendjen nga mendimet për jetën në çift. Sapo të "filloni të ndieni mungesën e partnerit, mund të ktheheni aty ku keni mbetur, por më energjik për shkak të ndryshimit të ambientit. /Telegrafi/