LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese, të majtë e të djathtë në nismën politike

Ndryshimet kushtetuese, të majtë e të djathtë në nismën politike

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi paraqiti sot një listë me firmat 10 e deputetëve të majtë e të djathtë që mbështesin një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës. Deputetët kërkojnë zgjedhjen e presidentit nga populli.

“Një president i zgjedhur nga populli dhe jo nga Kuvendi do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese”, thuhet në relacionin e kësaj nisme.


Ndryshimi i dytë ka të bëjë me dhënien e së drejtës popullit për të ndryshuar Kushtetutën, aktualisht ndryshimi bëhet vetëm nëse janë 94 vota në Kuvend.

Në relacion thuhet se, sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shqiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces.

“Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme”, thuhet në relacion.

Ky amendament është përgatitur nga deputetët Arta Dade, Mimoza Hafizi, Ben Blushi dhe është mbështetur nga deputetet Agron Duka, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori