LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i historisë – tradhti kombëtare!

Në qoftë se duan ta ndryshojnë historinë , atëherë, së pari do të duhej ta heqin shtatoren e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nga Prishtina dhe të shpallet tradhtar i “kombit shqiptare”, me të gjithë ata që shekuj me radhë luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare. Sepse, këtu ose kanë qenë tradhtarë të gjithë ata që u sakrifikuan dhe derdhen gjak ose janë ata të cilët ua mohojnë këtë histori. Nëse pretendohet ndryshimi (shtrembërimi) i historisë pa e bërë këtë, nuk do të jetë i pranueshëm për aq sa në këto troje do të rrjedh gjak shqiptari.

Formimi i komisionit për ndërhyrje në librat shkollore të shollave fillore dhe të mesme , duke pasur si kriter bazë miratimin e tyre nga ana e shtetit turk, kjo vërtet nuk do shumë koment. Si ka mundësi, fytyrë dhe guxim një njeri që veten e quan shqiptar të dalë e të deklarojë para opinionit se pushtimi otoman asnjëherë nuk ka operuar përmes dhunës dhe vrasjeve. Madje, sipas tyre, pushtimi paska qenë paqësor dhe i dobishëm për kombin shqiptar.


A janë të vetëdijshëm ata anëtarë të atij komisioni famëkeq i cili po behet instrument i tradhtisë kombëtare, se çfarë po bëjnë? A kanë pasur rastin në jetën e tyre të lexojnë ndonjë varg në historinë e lavdishme të popullit shqiptar?

Vet mënyra tinëzare me anë të së cilës pretendojnë të shtrembërojnë historinë shqiptare tregon se këtu ka të bëj vetëm me tradhti kombëtare e asgjë tjetër. Mos të harrojë çdonjëri nga ata pretendues, se kombi shqiptar, nëse diçka ka pas me bollëk, atëherë ata ka qenë tradhtaret. Por, në historinë e lavdishme kombëtare gjithmonë koha ua ka dhënë atyre vendin e merituar.

Disa njerëz këtu, në kohen tonë – e posaçërisht politika zyrtare shqiptare në përgjithësi – po mendojnë se këtu është fillimi dhe fundi i historisë, që historia fillon dhe mbaron me ta, dhe po pretendojnë që ta shkruajnë si ata donë dhe se ashtu edhe do të mbeten, dhe nuk janë të vetëdijshëm se historia e njerëzimit është një proces shekullore dhe se kombi shqiptar ka kaluar kohërat më të errëta të tija. Por, që të gjitha i ka mbijetuar dhe do ta mbijetojë edhe këtë sulm qyqar që po i bëhet përmes institucioneve të veta.

Më befason një fakt se si shumë historianë po e trajtojnë këtë çështje të rëndësishme me një indiferencë të paparë. A e dinë ata që kanë përgjegjësi njerëzore, morale, intelektuale dhe kombëtare që të reagojnë në mënyrë të organizuar ndaj çdo dukurie e cila është në shërbim të tjetërsimit dhe zhbërjes kombëtare? Apo, mos vallë edhe atyre u ka hyrë uji ndër këmbë!?

Është vërtet i dhimbshëm dhe i trishtueshëm fakti se si ne shqiptarët, të cilësuar si popull me një të kaluar të lashtë asnjëherë, madje edhe sot e kësaj dite, nuk arritëm t’i konsolidojmë ndjenjat tona të përbashkëta kombëtare, rreth një ideje dhe një qëllimi të përbashkët për të ardhmen e kombit tonë. Por, gjithmonë dëshmuam, madje edhe kur nuk kemi armiq direkt, atëherë ne e marrim vet, në dorën tonë, rolin e armikut, në mënyrë që ta shkatërrojmë vetveten.

Dua që përmes këtij shkrimi të apeloj tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale, në radhë të parë, e pastaj ata që kanë përgjegjësi intelektuale e kombëtare që të reagojnë dhe mos ta tolerojnë një gjë të tillë. Ose, nëse vërtet e kanë bërë mendjen një me heq dorë nga shqiptarizma , atëherë ta bëjnë këtë njëherë e mirë të heqin dorë dhe ta rishkruajnë edhe historinë e 100 vjetorit të fundit të pushtimin serb, sepse edhe ata i kemi fqinj dhe mos po na hidhërohen. Pra, t’i trajtojmë edhe këta si pushtues të butë dhe të dashur për kombin shqiptar.

Në trend

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori