LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i vërtetë mes femrave seksi dhe atyre të bukura

Ndryshimi i vërtetë mes femrave seksi dhe atyre të bukura

i

Gazetarja amerikane, Lauren Martin, në revistën online “Elite Daily”, ka evidentuar ndryshimet thelbësore mes femrave seksi dhe të bukura, duke na kujtuar rëndësinë e bukurisë natyrale

Ka lloje të ndryshme femrash. Të gjata, të shkurtra, të dobëta, të shëndosha etj., por duket se ka diçka që i shtyn meshkujt të dëshirojnë vetëm një lloj të tyre: ato seksi, me forma, me fustane pas trupit dhe me tualet të theksuar. Por ka dy probleme: femra “seksi” dëshirohet thjesht si objekt dhe shumë rrallë si individ dhe për më tepër që bëhet fjalë për një imazh disi imagjinar dhe artificial.

Meshkujt i shohin femrat sikur të ishin një trup, “gjëra” për t’i bërë për vete dhe jo si femra për t’i çmuar për personalitetin e tyre. Meshkujt mendojnë se sensualiteti paraqitet nën formën e një lëkure të butë dhe të nxirë, të depiluar mirë dhe me qerpikë fals. Jemi mësuar të besojmë se tërheqëse është çdo femër me një fizik të skalitur dhe një gjoks të madh.

Megjithatë, të qenët femër është diçka tjetër dhe për t’u pëlqyer meshkujve nuk është e detyrueshme të jesh ashtu siç ata e mendojnë zakonisht.

Është koha që meshkujt të kujtohen për ndryshimin që ekziston mes femrave “seksi” e atyre “të bukura” dhe të kuptojnë se femrat kanë shumë më shumë për të ofruar sesa trupin.

landscape-1444418914-emilia-clarke-sexiest-woman-alive-2015-005

Ja një pjesë e kontrasteve stimuluese që përmbyllin artikullin e Martin për femrat seksi dhe të bukura.

– Seksi është ta shohësh që nga larg; e bukura qëndron te përqafimi dhe te shtrëngimi.
– Seksi është ta perceptosh, e bukur është ta vlerësosh.
– Seksi i ka sytë e trukuara shumë, e bukura është ujë e sapun.
– Seksi është sipërfaqësore, e bukur është thellësia shpirtërore.
– Seksi është mënyra se si lëviz, e bukur është mënyra se si flet.
– Seksi është një tërheqje e madhe, i bukur është një karakter i fortë.
– Seksi është rinia, e bukura nuk ka moshë.
– Seksi është konformizmi, e bukura është unike.
– Seksi është për një moment, e bukura është shumë net pa gjumë.
– Seksi janë format e saj, e bukur është kuraja e saj.
– Seksi është një sms, e bukur është një letër dashurie.
– Seksi është një fasadë, e bukur është një femër.

Femrat janë krijesa të mrekullueshme. Është koha të tregojmë personalitetin tonë, e të mos besojmë më tek iluzioni i asaj se çfarë është seksi e krijuar nga meshkujt. Sepse e bukura nuk është të duash të shkosh në shtrat me një femër, por të duash ta kesh atë pranë vetes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori