LAJMI I FUNDIT:

Në bashkëjetesë meshkujt humbin peshë, ndërsa femrat e fitojnë atë

Në bashkëjetesë meshkujt humbin peshë, ndërsa femrat e fitojnë atë

Një hulumtim në Britaninë e Madhe, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 1.300 çifte, ka treguar se pas jetës së përbashkët femrat fillojnë të shtojnë peshë, derisa meshkujt fillojnë ta humbin atë.

Rreth 30% e femrave e kanë pranuar se pasi që të kenë filluar jetën e përbashkët me partnerin, edhe kishin konsumuar më shumë, që kishte rezultuar me shtimin e peshës.

E njëjta përqindje e meshkujve e kishte pranuar se kishin zvogëluar konsumimin e ushqimit në organizëm, transmeton Telegrafi.

Shumica prej tyre kishin theksuar se menjëherë pas shpërnguljes në kulm të përbashkët kishin filluar që më shpesh të konsumojnë ushqimin e ‘grave’, siç janë jogurti dhe sallata.

Ekspertët theksojnë se çiftet që së bashku përgatisin ushqimin shpeshherë nuk marrin parasysh dallimet në nevojat e organizmit dhe shpeshherë konsumojnë të njëjta porcione të ushqimit.

“Bashkimi i ushqimit personal me ushqimin e partnerit, pos kilogramëve shtesë, do të ketë edhe pasoja të tjera negative. Meshkujt kanë nevojë për tjera vitamina B në krahasim me femrat”, thotë ekspertja Fiona Hanter. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori