LAJMI I FUNDIT:

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet për telekomunikacionin

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet për telekomunikacionin

Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh ku do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin.

Negociatat për zbatimin kësaj marrëveshjeje do të zgjasin më 29 shtator.


Zëvendësdrejtori i zyrës serbe për Kosovë, Dushan Kozarev, ka thënë një ditë më parë se Prishtina nuk do të ketë kod telefonik shtetëror, por territorial në kuadër të Republikës së Serbisë.

Edhe këtë sipas Kozarev do ta merr kur të vendos Beogradi, e jo kur të vendos Edita Tahiri apo dikush tjetër.

Të dyja palët sot do të përfaqësohen jo vetëm në nivel të ekspertëve, por edhe të politikanëve, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Në këtë raund bisedimesh, delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga ministrja për dialog Edita Tahiri, ndërsa ai i Beogradit nga drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.