LAJMI I FUNDIT:

Në EXIT festival vjen legjenda George Clinton së bashku me Parliament-Funkadelic!

Në EXIT festival vjen legjenda George Clinton së bashku me Parliament-Funkadelic!

George Clinton, ikona e funk muzikës dhe një ndër muzicientët më me ndikim të të gjitha kohërave, do të performojë të premten me 08 korrik në skenën kryesore nën përcjelljen e bendit të famshëm Parliament-Funkadelic! Dr. Frankenshtajn, sic e quajnë ndryshe Clinton-in.

Ky i fundit në Exit do të prezantojë hitet e funk muzikës, si “Atomic Dog” në festivalin që do të mbahet në Novi Sad.


Clinton ka pas ndikim shumë të mëdha në skenën e hip-hopit. duke bashkëpunuar dhe krijuar së bashku me emrat më të rëndësishëm të kësaj skene si; Kendrick Lamar, Ice Cube, Jay Z, Dr. Dre, 2Pac, Notorious B.I.G, 50 Cent dhe shumë të tjerë.

Doktori i funk-ut ka inspiruar muzicientët si Prince, Daft Punk, Red Hot Chili Peppers etj.