LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj rrihen vëllezërit mes vete, dy lëndohen e një arrestohet

Në Ferizaj rrihen vëllezërit mes vete, dy lëndohen e një arrestohet
Foto: Ilustrim

Një rrahje midis vëllezërve në Ferizaj ka përfunduar me të lënduar dhe një të arrestuar.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Ferizaj, në orën 14 e 40 minuta.


Njëri prej tyre kishte sulmuar fizikisht dy të tjerë, të cilëve u kishte shkaktuar lëndime.

Ata, sipas raportit kanë marrë trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa shkaktari i lëndimit, pra vëllai i tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/