LAJMI I FUNDIT:

Më në fund ia doli: Kjo është historia e të pastrehës, që thoshte se i kishin 100 mijë dollarë borxh (Foto)

Më në fund ia doli: Kjo është historia e të pastrehës, që thoshte se i kishin 100 mijë dollarë borxh (Foto)

Për vite të tëra, Wanda Witter ka jetuar në rrugët e Uashingtonit, duke u përpjekur për të bindur zyrtarët se Sigurimi Social i detyrohet asaj më shumë se 100 mijë dollarë. Për vite të tëra, gruaja 80-vjeçare thotë se njerëzit e merrnin atë si të çmendur.

Por më në fund atë dikush e ka dëgjuar – dhe tanimë ajo mori 99.999 dollarët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Witter, një nënë e katër vajzave, u zhvendos në Qarkun e Columbias në vitin 1999 për të kërkuar punë pasi humbi punën e saj si një mekanike në Corning, New York, disa vjet më parë.

Por edhe pse Witter kishte fituar një certifikatë për avokate për t’u përgatitur për një karrierë të re, ajo ka mbetur pa punë – dhe përfundoi duke fjetur në strehimore ose në rrugët e Washingtonit.

Një myslimane e cila ruante delet: Kjo është historia frymëzuese e ministres së Arsimit të Francës (Foto)
Lexo po ashtu Një myslimane e cila ruante delet: Kjo është historia frymëzuese e ministres së Arsimit të Francës (Foto)

Në vitin 2006 ajo vendosi për të tërhequr “rezervat” nga sigurimi social – pagesa që varionin nga 300 deri 900 dollarë në muaj. Duke besuar se diçka nuk ishte në rregull, Witter nuk i mori ato dhe kërkoi ndihmë.

“Në qoftë se unë do t’i merrja paratë, kush do të më besonte se ishin gabim?”, ka thënë Witter.

Ajo mbeti pa strehë, duke fjetur poshtë një betoni në një krevat thesi. Witter mbante tri valixhet, si dhe gjithsesi edhe dokumentet e Sigurimit Social, pranë saj.

Dhe siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, ajo nuk u tregoi të afërmve të saj në lidhje me situatën, nga krenaria.

Kur një nga vajzat e saj e gjeti aty, Witter i tha asaj se ajo kishte për të qëndruar deri sa ajo të merrte paratë.

Witter tha se asaj i ishte ofruar në mënyrë të përsëritur këshillim për shëndetin mendor.

“Ajo kishte nevojë për ndihmë ekonomike, e jo ndihmë mendore”, thotë punonjësi social Julie Turner. “Kjo është pjesë e problemit me të pastrehët”.

Dhe ishte pikërisht Turner ai i cili më në fund dëgjoi Witter në vitin 2015.

Prekëse: Ky njeri ka varrosur mijëra fëmijë të abortuar, nuk dëshironte të përfundonin në plehra (Foto)
Lexo po ashtu Prekëse: Ky njeri ka varrosur mijëra fëmijë të abortuar, nuk dëshironte të përfundonin në plehra (Foto)

Në vend që të marrë Witter si të çmendur, Turner kishte durim të merrej me dokumentet e saj dhe verifikuar historinë e saj.

“Ajo kishte të gjitha dokumentet, të organizuara me kujdes. Ajo kishte të drejtë. Ata ia kishin borxh paratë asaj”, tha Turner.

Turner e dërgoi Witter tek avokatja Daniela de la Piedra, e cila mori rastin e saj.

Në qershor, përcjell Telegrafi, më në fund një zyrtar i Sigurimit Social në fund pranoi rastin e Witter dhe i shkroi asaj një çek prej 999 – më i madhi që mund të shkruhej në një vend.

Javën e kaluar, Witter ka marrë pagesën e parë të saj të plotë – 1,464 dollarë. Dhe së fundmi, Witter ka marrë një depozitë 99.999 dollarëshe prej sigurimeve sociale në llogarinë e saj bankare.

Pas kësaj, gjithsesi edhe ka ndryshuar stilin e të jetuarit – ajo është vendosur në një apartament në Capitol Hill. /Telegrafi/