LAJMI I FUNDIT:

Në këtë ishull turistik është e ndaluar të pihet në rrugë, qoftë edhe një shishe me ujë

Në këtë ishull turistik është e ndaluar të pihet në rrugë, qoftë edhe një shishe me ujë

Ishulli Ibiza që ndodhet në afërsi të Valencias së Spanjës, është një vend i famshëm turistik, ku shkojnë të rinj nga tërë bota.

Por, autoritetet në San Antoni, e kanë ndaluar të pihet në rrugë, transmeton Telegrafi.


Secili banor apo turist që kapet duke pirë nga shishja në rrugë, dënohet me 750 euro.

Ndalesa vlen në përgjithësi, pa marrë parasysh se çfarë është përmbajtja e lëngut: alkoolik, lëng i thjeshtë, e madje edhe ujë.

Ky hap është bërë për të reduktuar pijen e alkoolit, veçanërisht nga të rinjtë, që e konsumojnë jashtë lokaleve.

Mirëpo, kjo po konsiderohet e gabuar, meqë mund të ndikojë në reduktimin e vizitorëve, që vijnë kryesisht për të bërë jetë në natës. /Telegrafi/