Kosova nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë jetojnë me autizëm. Statistikat botërore flasin se një në 68 fëmijë lind me autizëm.
Psikologë, të cilët tashmë janë për specializim jashtë Kosovës, për sjelljet e fëmijëve me autizëm, si dhe mësimdhënie për ta, thonë se Kosova nuk ka kuadro të kualifikuar për këtë kategori të shoqërisë.
Tringa Krasniqi, mësuese e nxënësve me autizëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç problemit me trajtimin mësimor për fëmijët me autizëm, edhe më keq qëndrojnë adoleshentët dhe njerëzit e rritur me autizëm.
“Pozita e fëmijëve me autizëm në Kosovë, nuk është e mirë. Këta fëmijë shërbimet i marrin në qendra ku vetë prindërit paguajnë për ta. Nuk ka kuadro të kualifikuara dhe me ta punojnë psikologë. Ata nuk studiojnë për autizëm dhe për metodat shkencore që përdoren për t’i arsimuar nxënësit me autizëm”.
“Këta fëmijë duhet të marrin intervenim të hershëm dhe duhet të jenë 5 orë në ditë intensive që të marrin shërbime. Edhe një tjetër problem që unë po e vërej është se ka fëmijë të rritur dhe adoleshentë me autizëm dhe askush nuk merret me ta. Po i shmangen përgjegjësive pasi që është punë më sfiduese”, thotë Krasniqi.
Cen Krasniqi, kryetar i shoqatës “Autizmi”, thotë se kushtet në trajtimin e autizmit në Kosovë, janë të pandryshuara që prej vjetësh dhe nuk ka asnjë përparim.
“Numri i fëmijëve me autizëm është në rritje. Ka shoqata në Kosovë që merren me trajtimin dhe sfida mbetet te trajtimi i mirëfilltë. Çdo ditë nga një deri në dy orë në ditë, zhvillohet trajtimi me program special për ta. Staf të nivelit bazik ka. Ne, si shoqatë, kemi trajnuar dy gjenerata , por ka qenë trajnim tremujor profesional vetëm për autizëm”, shpjegon Cen Krasniqi.
Ai thotë se qytetarët e Kosovës kanë pak njohuri për autizmin.
“Po nisem nga vetë prindërit që e heshtin dhe hezitojnë të flasin për të. Gjithashtu, ka mungesë të mirëfilltë të diagnostikimit. E, edhe në rast të diagnostikimit gjasat për t’i ndihmuar këta fëmijë, janë të vogla, pasi edhe vetë prindërit po hezitojnë t’i paraqesin”, shton Cen Krasniqi.
Për Radion Evropa e Lirë flet edhe nëna e fëmijës me autizëm, Violeta Hyseni, duke treguar treguar për sfidat me të cilat përballet si prind i një fëmije me autizëm përmend mungesën e kuadrove, shkollave të specializuara, si dhe mungesën e mbështetjes institucionale.
“Nuk ka ndryshime pozitive, nga viti në vit. Nuk ekzistojnë shkolla për fëmijë me autizëm dhe nuk po shohim ndonjë interesim për këtë punë. Funksionojnë qendrat dhe shoqatat e prindërve, por jo diçka tjetër. Këto qendra funksionojnë me donacione, e që janë të pakta dhe prindërit kontribuojnë vetë. Përkrahje institucionale pothuajse nuk ka fare, ose tepër pak kontribuojnë dhe atë vetëm për mjete të punës dhe për atafëmijë me raste sociale”, tregon Violeta Hyseni.
Zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë ndihmuar herë pas here, organizatat që merren me problematikën e autizmit, me një shumë simbolike dhe se po shqyrtojnë mundësitë që të shtojnë nivelin e ndihmës për këtë kategori të shoqërisë./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi