LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni u mbajt konferencë për përfshirjen e grave në sipërmarrësi (Video)

Në Maqedoni u mbajt konferencë për përfshirjen e grave në sipërmarrësi (Video)

Grupacioni i grave afariste në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore organizoi konferencën “Sipërmarrësia si mundësi për fuqizimin e gruas në zonat rurale”, përmes të cilës u bë promovimi i gruas rurale nëpër zonat e Maqedonisë veriperëndimore dhe në përgjithësi të Maqedonisë, që gratë përmes sipërmarrësisë të aftësohen dhe të gjejnë vetëveten në sektoret e ndryshme që mundë të zhvillohen nëpër këto zona. Kryetarja e grupacionit të grave afariste, Gzime Fejzi tregon se roli i gruas ka ndryshuar nga koha kur ajo rrinte në shtëpi dhe ishte vetëm një nënë, një amvise, derisa tani këto stereostipe janë thyer dhe gruaja ka një potencial shumë të fuqishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se gruaja ka sot një potencial shumë të madh, që i shoh shumicën e grave kanë besim në vetëvete, janë të vendosura dhe duan të bëjnë diçka për vetëvetën, duan ta ndryshojnë. Prandaj marin guximin që ti hapin bizneset e veta”, tha për Tv Shenja, kryetarja e grupacionit të grave afariste, Gzime Fejzi.


Fejzi gjithashtu shton se, duke pasur parasysh qasjen në informacione që kanë gratë në vendet rurale, është vendosur që përmes këtyre konferencave, tribunave, apo puntorive që do ti hapin ky grupacion, do ti orientojë ato të kenë biznesin e tyre. Kryetari OEMVP-së, Nebi Hoxha tregoi se në strategjinë e e vitit 2016-2019 në bordin e Odës ekonomike i kanë vendosur edhe tre anëtare gra, të cilat do të kenë qasje në të gjitha vendimet e Odës Ekonomike.

“Ne si Odë ekonomike këtë vit, në strategjinë e vitit 2016-2019 kemi formuar dhe kemi bërë ndryshime në statusin e odës, ku gruan e kemi vënë në theks të veçantë dhe roli i saj është vendimmarrës në bordin e Odës ekonomike, pra nga të gjithë antarët e bordit, këtë vit kemi tre antare gra të cilat janë pjesë e bordit të Odës ekonomike dhe do të jenë aktive në të gjitha vendimmarrjet e Odës ekonomike”, tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

Ky aktivitet mbahet për të tretën herë radhazi. Vitin e kaluar ky aktivitet ishte zhvilluar pikërisht në një zonë rurale, në Tetovë me qëllim të vetëdijësimit të gruas se edhe ato mundë të jenë udhëheqëse të mira dhe biznesmene të fuqishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori