LAJMI I FUNDIT:

Në prag të zgjedhjeve në Brazil, vritet një kandidat lokal

Në prag të zgjedhjeve në Brazil, vritet një kandidat lokal

Kandidati për kryetar komune, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe truproja e tij u vranë si dhe një zëvendësguvernator u plagos dje në një sulm të armatosur në një tubim zgjedhor në qytetin brazilian të Itumbiaras, thanë zyrtarët.

Sulmuesi hapi zjarr në një takim elektoral në Itumbiara, në jugperëndim të kryeqytetit Brazilia, para se të qëllohej për vdekje nga rojat e sigurisë.


Sulmuesi, motivi i të cilit mbetet ende i paqartë, më vonë u identifikua si një zyrtar i qeverisë komunale të Itumbiaras.

Brazilianët do të votojnë të dielën në zgjedhjet lokale, që konsiderohen të jenë një test i popullaritetit të presidentit të ri të vendit, Michel Temer.