LAJMI I FUNDIT:

Në Prizren protestohet për ujë të pijes

Në Prizren protestohet për ujë të pijes

Në orën 08:30 pritet të fillojë protesta e banorëve të lagjes “Bazhadarhane”, të cilët do të shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes.

Organizata jo-qeveritare “Ec Ma Ndryshe”, me anë të një njoftimi për media ka bërë të ditur se banorët e kësaj lagjeje do të protestojnë, pasi që përkundër kërkesave të adresuara në organet kompetente dhe takimeve të zhvilluara me përgjegjësit, ky problem ende nuk është zgjidhur.


“Banorët kanë vendosur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për protestë, për të shprehur pakënaqësinë në mënyrë publike, lidhur me furnizimin jo të rregullt me ujë të pijes, tash e disa vite”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/