LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e Mitrovicës policia konfiskon dy armë

Në rajonin e Mitrovicës policia konfiskon dy armë

Me aktivitetet dhe angazhimet e vazhdueshme në parandalimin e të shtënave me armë zjarri Policia në rajonin e Mitrovicës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Mitrovicës.

Vetëm dje me datën 24.08.2016, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, njësitë policore kanë reaguar në dy raste të ndryshme ku gjatë patrullimeve me të dëgjuar të shtënat, kanë ndërmarr të gjitha masat dhe kanë arritur të identifikojnë lokacionet prej nga janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.


“Rasti i parë është identifikuar në Mitrovicë, rreth orës 14:45, dhe ka rezultuar se kemi të bëjmë me një aheng, ku është arrestuar i dyshuari SH.Z., 51 vjeçar dhe ju është konfiskuar një ‘Pushke gjuetie’, leja jo valide dhe dy gëzhoja si prova materiale”, thuhet në njoftim.

“Kurse rasti i dytë është identifikuar në Vushtrri, rreth orës 17:16, ku njësia patrulluese ka arritur të identifikoj vendin e ngjarjes, dhe kanë arritur të lokalizojnë të gjitha dëshmitë e nevojshme, dhe personi i dyshuar V.F., 22 vjeçar, rreth orës 21:30 është vet dorëzuar në polici dhe ka sjellë armën, të cilën dyshohet se është përdorur në rast, ku arma (revolja) dhe një karikator është konfiskuar si provë materiale”, bëhet më tej e ditur.

Pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori