LAJMI I FUNDIT:

Në shitje vetura e Ronaldos, mund ta blini me gjysmë çmimi (Foto)

Në shitje vetura e Ronaldos, mund ta blini me gjysmë çmimi (Foto)

Bentley që dikur ka qenë në pronësi të Cristiano Ronaldos ka dalë në shitje në Auto Trader.

ben1


Modeli i vitit 2008, Continental GT Speed, ka qenë në pronësi të portugezit gjatë kohës sa ai ishte te Manchester Unitedi dhe asokohe kushtonte 170.000 funte (218.440 euro).

Mirëpo, edhe pse nuk ka asnjë gërvishtje të vetme, vetura tash është në shitje për 65.000 funte (83.530 euro).

ben2

Ky model luksoz i Bentleyt është vozitur vetëm 58.741 kilometra gjatë tetë viteve dhe ka histori të servisit të plotë.

Shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 325 km/h, ndërsa shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 4.3 sekonda. /Telegrafi/

ben3