LAJMI I FUNDIT:

Në shkollë më quanin refugjate dhe më shkulnin flokët

Në shkollë më quanin refugjate dhe më shkulnin flokët

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli, është rrëfyer për periudhën e vështirë që e ka kaluar në SHBA pas ikjes nga lufta në Kosovë dhe ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur për të mbijetuar atje.

“Vazhdimisht ngacmohesha nga vajza të tjera në shkollën time, sepse isha një e huaj. Ato më quanin shpesh refugjate dhe se duhet të kthehesha në vendin nga kisha ardhur, më shkulnin flokët dhe më shtynin, sepse isha një shënjestër e lehtë: isha e re dhe nuk njihja askënd”.

“Isha vërtet e mërzitur, shkoja në shtëpi duke qarë çdo ditë. Në të njëjtën kohë nëna ime u diagnostikua me kancer në gji dhe po trajtohej me kimioterapi. Më pas doli se kishte mastektomi që do të thoshte se duhet ta hiqte komplet gjirin. Praktikisht për dy javë rresht shkoja e flija çdo natë në spital pranë nënës time dhe të nesërmen në mëngjes më duhej të shkoja direkt në shkollë”.


“Askush nuk më kuptonte atë që po kaloja. Fëmijët në Amerikë ishin shumë të ashpër, e vetmja gjë që doja t’u thosha ishte se unë kisha mbijetuar nga një luftë dhe isha kaq e traumatizuar dhe se nëna ime ishte me kancer. Kjo ishte shumë për mua për t’u përballur”, ka deklaruar bukuroshja në një intervistë për Klan, ndërsa transmeton Zëri.

Mirëpo, më pas ndodhi shndërrimi magjik – nga refugjatja që i shkulnin flokët, Vildania u bë e vetmja vajzë në shkollë që asokohe jetonte në Brooklyn dhe në të njëjtën kohë punonte si modele në Manhattan.

“Papritur u bëra vajza më popullore në të gjithë shkollën dhe ishte një ndjenjë shumë e bukur. Deri tani kam ecur shumë mirë dhe, modelimi ma ka siguruar jetën financiarisht, por sigurisht duhet ende të vazhdoj të punoj dhe të arrij edhe më shumë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori