0Shares

Në pikën doganore mes Maqedonisë dhe Serbisë, në Tabanoc, është bllokuar një sasi e konsiderueshme heroine prej 3 kilogramëve, e cila kap vlerën e 200 mijë eurove.

Heroini gjendej në një nga autobusët e linjës së Maqedonisë, dhe u bllokua në pikën doganore nga autoritetet maqedonase dje në orët e vona.

Droga i përkiste një shtetasi maqedonas nga Struga, me inicialet R. M., 40 vjeç. Ai e kishte fshehur dhe mbështjellë drogën rreth trupit me një shirit ngjitës, transmeton Shekulli online.

Mësohet se autobusi dhe droga kishin destinacion Vjenën, ndërsa gjatë kontrollit të personit të ndaluar, janë sekuestruar edhe 2 mijë euro. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)