LAJMI I FUNDIT:

Në tetor, Apple vjen me MacBook Pro me OLED!

Në tetor, Apple vjen me MacBook Pro me OLED!

Ndërsa raportet kanë sugjeruar vazhdimisht se MacBook Pro i ri me sensorin Touch ID me gjurmë gishtash dhe prekje dhe OLED do të debutojnë këtë vjeshtë, një lajm i fundit jep më shumë detaje.

Sipas një raporti të ri thuhet se në fund të tetorit do të shohim modelin e ri të  MacBook Pro nga Apple.

MacRumors njoftoi të mërkurën se modelet e reja të linjës Pro të MacBook duhet të jetë gati për debutim dhe arritje tek konsumatorët ” në gjysmën e dytë të tetorit.”

Ndryshimet tjera që pritet të vijnë në gjeneratën e re të MacBook Pro përfshijnë dizajnin më të hollë, portet e reja për USB, inputin për USB-C, si dhe madhësinë standard të ekraneve me 13 dhe 15 inç.