LAJMI I FUNDIT:

Në vend të Xhamisë së Ibrit po ndërtohet një fushë tenisi!?

Në vend të Xhamisë së Ibrit po ndërtohet një fushë tenisi!?

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se sot ishte për të parë punimet në Urën e Ibrit, ku ka parë se po ndërtohet një fushë tenisi në tokën e Xhamisë së Ibrit.

Xhamia e Ibrit ishte më e vjetra në Mitrovicë, që u dogj dhe u rrënua nga forcat serbe në prill 1999.


“Çdo popull normal për këtë akt do t’i dënonte me burg të përjetshëm, Isa Mustafën, Edita Tahirin, Blerim Shalën, Naim Tërnavën, për tradhti të lartë ndaj atdheut, për shkatërrim të kulturës etj.”, thuhet në një letër që Spahiu ua ka dërguar mediave. /Telegrafi/